Monday, May 11, 2009

Më ler të lutem !



O këngë e mallit, që më zgjon
Ritëm zemre në ç’do notë,
Jam kaq i lodhur, është tepër vonë
Për duet me fletët, sot!

Ç’ma vjedh gjumin që kaq herët !?
Hëna këmbët lanë në vesë !
Më ler të lutem, si gjith të tjerët
Të flë i qetë, gjer në mëngjes !

Ç’ti këndoj vallë të djeshmes !?
Ajo iku, e s’kthehet më
Shpirtit thellë, gjurmët që mbetën
Janë krejt memece, të pa zë !

Pse kërkon t’më mbash zgjuar !?
Telat e shpirtit m’i tund e qetë !
Unë në jetë s’kam ëndërruar
Që të bëhem një ditë, poet !

Unë nuk jam i atillë brum
Prej pikash vese i gatuar,
Jam kaq i lodhur e ndjej gjumë
Më lër të lutem, përgjëruar.

© Leonard Seiti 

8 comments:

xhenius said...

....kenaqesia ime vazhdon....

Leonard Seiti said...

....dhe pagjumësia ime gjithashtu.... " a s'të vjen keq se, jam i mitur, si ti i vockël, ende pa rritur ?"

xhenius said...

pagjumesia eshte tregues i te "medhenjve" jo i te miturve :)CIAO!

Leonard Seiti said...

...thua!:)....ndoshta,se kam vënë re se jam rritur, mendon se,duhet të peshohem një herë? :) Ciao !

xhenius said...

hahaha..me kusht qe perlat me pare ti kesh hedhur ne leter .grazie!

Leonard Seiti said...

Perlat !!!
E ku ti gjej perlat unë ??
Sikur të kisha gjetur qoftë dhe një perël, do isha martuar 10 herë ende i mitur. Ti më the se jam i "rritur" tashmë - se, unë ende s'jam peshuar" por, dhe pse i madh ama, ende beqar, se pa perla, s'ta var njeri në ditë të sotëme jooo :) Dhe si për dreq, këtu ku jam unë s'ka as det e jo më perla:)

PS: Nëse e kishe fjalën për "algat" që i mblodha diku në kanal dhe që i kam hedhur k'tij liqeni, të siguroj se vetëm një numër i vogël i tyre nuk është ende në letër, e ndërsa pjesa tjetër, gumëzhin zzzzzz, si bleta, në hoje me kapak kartoni.

Më shuaj një kuriozitet ; Flet nga Greqia apo Shqipëria ??

xhenius said...

e kuptoj qe ke nevoj per pak leksione te artit kulinar,epo s'mund te dish gjithshka de,algat sot jane nje ushqim i vyer i guzhines kineze dhe pertej,i kam provuar,te neveritshme per mua,mbase nuk kan qene ato qe ke mbledhur Ti,ose,e kam fajin une qe s'di ti shijoj :)

une jam e rrethuar nga deti,e te siguroj se nuk i shoh keto perla,duhet hyre theeeeelle neper zgeqet e tij ,e pa te shom' a i gjen?!
Te flm.per kohen e humbur me mua!

Leonard Seiti said...

Mos ma vër re, nëse në guzhinë nuk jam shum praktik dhe me njohuri të gjera (si kinezët)se, helbete, djal fshati nga Shqipëria jamë dhe se kur jam lindur dhe rritur unë, gjella më famoze ishte Trahanaja dhe Fasulet :) gati-gati,po ja u ndjej aromën tani që po i përmënd :)
Faleminderit ty gjithashtu, për vlerësimin dhe kënaqësinë që më jep në komunikim.
Sinqerisht:
Leonard