Thursday, May 21, 2009

***


Oh ! E dashur, ti veç më buzëqesh
Në petal të lules, pse më rri menduar !?
Blerimin e pranverës si këmishë po e vesh
Në damarë më rrjedh ujë bore, i kulluar

Le ta marri dielli vesën përmbi fletë
Ato pika loti që mëngjesit ranë
Ti je pikë jete që mbi sy m’u ule
Syt e tu të vegjël, diej brënda kanë

Pa dëgjo e dashur, ç’melodi, dëgjo
Bilbili ka marrë flautin, ëmbël po i bie
Nëse jam në gjumë, më ler, mos më zgjo
Patjetër, do jem zhytur në një ëndërr fëmije.

***



Në zemër, jam dimër më thoje sa herë
Si dimër arktik, i akullt, i ftohtë
Nga zemra, llavë m’shpërthente herë herë
Nga shpirti, kënga më lind’te e ngrohtë

Nuk di, nëse në zemrën tënde solla pranverë
Megjithse, me flakë dashurie e mbuloja ngado
Por, për një gjë jam thuajse i sigurt
Akullin e saj, e kam shkrirë, domosdo.


© Leonard Seiti 

4 comments:

xhenius said...

Ti je pikë jete që mbi sy m’u ule
Syt e tu të vegjël, diej brënda kanë.

Dielli eshte ne shpirtin Tend delikat si Lasgushi! GRANDE!

Leonard Seiti said...

Semplicemente, Grazie.

albish70 said...

nardi te uroj gjithe te mirat.Me behet shume qejfi qe dikush shkruan per ate vend aq te bukur qe na lind e rriti.Ndjese paste ,Xha Sulon e njihte gjithe zona po tu po te njeh gjithe bota,O lasgush e Essenini i Anevjoses se vogel .Urimee te kendofte zemra e shpirti ne vargje .Vec veri te kendojne labce.keshtu mbase s'do zihen.Te perqafon(nese pranon)Idlir dule(Shehu)

Leonard Seiti said...

Faleminderit Ilir
Përqafime të ngrohta dhe nga unë.
Me Mazen kam folur në Skype para pak kohësh, dhe sinqerisht u ç'malla se, ish bërë një jetë që nuk kishim patur kontakt dhe nuk ishim dëgjuar.
Nëse dhe ti përdor Skype, më kërko me emrin: leon11ardo ose më shkruaj në: leonardoinlove@gmail.com

Përqafime të ngrohta dhe një herë tjetër.
Nardi