Saturday, May 2, 2009

I live in a dream " Part V" the final part.

Rekomandim: Mos fillo së lexuari pa dëgjuar videon e mëposhtëme. Do të kuptosh përse.


Së fundmi e dashur, kjo jeta ime
Më ishte një notë, një këngë bilbili
Që shpirtin ëmbël ferrave çjerr
Kur çelin sythet, mëngjesesh Prilli

Më ishte një ëndërr rënë mbi petal
Një livadhi ku lule zemrash rriten
Përzjerrë me polenë e vesë kristal
Nën vështrime yjesh që qiellit vërtiten

Ishte një varg i gdhendur në kohë
Që nëna natyrë ëmbël e shkroi
Si vocërrak i Prillit që jam, domosdo
Ulur mbi tela shpirti këndoj

Këndoj atë këngë që më është jeta
Një përzjerje dhimbjesh dhe harjeje
Ku njëra ditë nuk është si tjetra
Por të gjitha rriten brënda meje

Me pak fjalë, një këngë folklorike
Ku ç’do rrahje zemre është një notë
Që lind e mbetet gjithmon magjike
Si herën e parë që vjen në botë.

Shkroi : Leonard Seiti -Prill 2009

No comments: