Wednesday, June 3, 2009

***


Më merr në krah o ëndrra ime
Porsi fëmij, që fjalë nuk di
Dhe nëse qaj me ngashërime
Më tund, si era gjethen bli

Më merr në duar si një gjeth
Që prej pemës është këputur
Më jep krah, t’i bje përrreth
Parkut, si të isha flutur

E ndërkoh që vashëz hëna
Krejt e qetë lundron në qiell
T’i hedh shpirtit yje brënda
Porsi pemë në park, t’i mbjell

Dhe nëse nga sytë e qiellit
Pika vese s’do të bjenë
Diku thellë në shpirt të hënës
Pika loti sërish gjenë.

Ndaj, këputja ëndrra ime
Atij shpirti të vetmuar
Mi jep t’i derdh me ngashërime
Mua, foshnjes tënd në duar.

Shkroi : Leonard Seiti

10 comments:

xhenius said...

MERAVIGLIOSA!

Leonard Seiti said...

Meravigliosa ! Cosa ? La Nannini,volevi dire per caso ! :)

xhenius said...

si si,non é la tua creatura? :)

Leonard Seiti said...

La Nannini no, neanche la Gianna :) La poesia si che é la mia.Cioe, lo ho scritto io, ma lei non appartiene solo a me, é anche la tua, e del tutti i altri che la legono.Io, ero soltanto la sua pena, l'inchiostro........

xhenius said...

....magari scrivessi anch'io così con unpò d'inchiostro....non sono cosi(s)fortunata di aver' dentro di me quell'meccanismo che scaturisce versi struggenti.Complimenti!

Leonard Seiti said...

Tu c'hai provato ? Prova una volta di usare il cuore per scrivere, non la mano e n'anche la testa.Io lo uso sempre,sempre, lei é la mia pena, e il mio spirito é l'inciostro. Sono sicuro che, se tu ci provasi una volta a mettere il cuore sopra una foglia, la foglia diventerebe un sogno,sogno con le ali.

xhenius said...

Sa here e kam provuar,jam e bindur qe embelsirat me dalin shume te mira:)

Leonard Seiti said...

Po hë, kur do na servirësh ndonjë copëz, se unë, jam gjithmon i uritur.

xhenius said...

jo,jo ,se te rrisin koolesterolin,me duket se je me mire me pene e mellan:)

Leonard Seiti said...

E kam të lartë kolesterolin, veç në e ulin ato ëmbëlsirat e tua, se më lart se kaq s'ka ku të shkoj.
Ndaj, hidhu, qoftë dhe një sa për shije.