Tuesday, June 16, 2009

Një ditë !



Do t’vij një ditë në kopshtin tënd
Ti ende do t’jesh duke fjetur
Përmbi petal do zë një vënd
Si pikë vese prej qiellit derdhur

Do pres atje, të hapësh sytë
Të zgjohesh nga një ëndërr blu
Dhe sy i diellit s’do të mund
T’më tret, pa parë dy sytë e tu

Pastaj, si fllad do t’hyj brënda
Me perdet do të luaj për pak,
Do t’i tund flok’t që mi ka ënda
T’i shpurpuris, si pem’t në park

Do t’varem buzëve të tua
Si pikë vese përmbi fletë
Do pëshpëris ngadal – të dua
Si për herë të pare në jetë

E kur të vij mbrëmja sërish
Kur të vallzojnë yjet në qiell
Do t’vij në shtratin tënd, ta dish
Dhe shpirtin tim aty do t’mbjell

Do t’kacavirrem mbi qerpik,
Si plumb i rëndë do t’ju rëndoj
Do të vë në gjumë porsi fëmij
Çarçafi i natës do t’jem, të mbuloj.

E kur të zgjohesh mëngjesin tjetër
Nëse në shtratin tënd s’më gjen
Diku në kopsht do t’jem patjetër
Si një pike vese, përmbi polenë !

Shkroi : Leonard Seiti

2 comments:

xhenius said...

sa i trisht'do ishte mengjesi pa vesen permbi gjethe!

KOMPLIMENTA SHUME TE SINQERTA!

Leonard Seiti said...

......po aq e trishtë do të ishte vesa,pa gjethet,petalet e kopështit në mëngjes.........

A nuk të duket ........?

Falenderime të sinqerta gjithashtu!