Thursday, June 25, 2009

Mbrëmje Malli



Ç’mbrëmje, kjo e sotmja vallë,
Tek endet rrugëve posht e lartë !?
Më hedh mendimesh dalëngadalë
Dhe një velë heshtje më bën dhurat !

Sikur, të merrja një rrugë ngadal !
Një rrug pa fund që s’di ku shpie !
Porsi nata dhe unë, pa fjalë
Të fluturoja me krah magjie !

Sikur, të ndalesha qoft për pak
Pranë një fari që shpirtin djeg
Pastaj me flladin që ikën larg
Një tufë pulbardhash mbas t’i ndjek !

Sikur, të ikja diku fare larg,
Me velë të heshtjes të lundroja !
Mbi valë mendimesh, endacak,
Në një ishull malli të qëndroja !

Atje ku i digjet shpirti nënës,
Ku për ç’do ditë lind një legjendë !
Ku kullon gjak nga shpirt i hënës,
Dhe stomak’i natës ëndrra tret !

Të merrja me vete një pikë loti
Në xhep ta mbaja, si për fat
Porsi pirat, që dikur-moti
Mbante në xhep një gur smerald !

Dhe ta fundosja me pikë të lotit
At’ishull malli që djeg shpirtra
Shpirtin plagë në gjak, të hënës
T’ja lidhja me fasha reshë të hirta !

Plot nxitim pastaj të kthehesha
Ku vajz e valave pret një jetë
T’ja pija lotët të gjith, të dehesha
Në pikë loti të kthehesha vetë !

Shkroi : Leonard Seiti .. 21 Korrik 2008

2 comments:

xhenius said...

une ste genjeva kur te thashe qe me jane thare te shkretat lot,por,Ti tashme je shume lart,atje tek rete e mbarsura me dhimbje shpirti....

Leonard Seiti said...

Nuk jam aq lart, sa s'më prek dot, mjafton të zgjatësh dorën dhe, më këput si mollë të pjekur Korçe !
Të besoj fare mirë Vajz e Valave, të besoj fare mirë se, tashmë jamë kthyer unë në lot, ndoshta dhe në lotin tënd...