Tuesday, June 30, 2009

Ëngjëll i Lirisë (Poemë)


Me shpirtin mbi paterica ai provon të ecë
Mbi rrugët ku nata shtrin trupin si gjithmon
Shpresat e kanë lënë por vdekja ende pret
Si bisha që prehën nga larg rri e vështron

Do të jetë kjo ndoshta e fundit natë
Gati të këputen, yjet i rrinë ftohtë
Mbi rrugë mbledh kujtimet e vegjëlis'ë artë
Tashmë si mjegull, bredhin përmbi botë

Sa rrugë të tjera ka shkelur më parë ?
Ndoshta tashmë as vetë nuk e di !
Një pike vese që e gjeti përmbi bar
E mori në dorë si t’ish zemra e tij !

Dhe humbi për pak çaste n’atë pikë vesë
I’u duk vetja mbi valë me hov djaloshar
Në një det ëndrrash që u destinua të vdes
Një mesditë, kur kohën etja e kish marrë

Një livadhi vështrimet mbi një lule i ranë
Iu kujtua se dikur i rrinte pranë dhe hëna
Petalet e një luleje që në shpirt mbolli, iu thanë
Në dhomë i kanë mbetur veç gjethet e rëna

I kanë mbetur dhe kujtimet, rrënjë të thata
Ai zemrën e shtrydh ç’do ditë, ti nxjerr gjak
Rrënjët ja vadit me gjak, dhe kur vjen nata
Porsi në botë përrallash ajo lule çel prapë

Por ai e di mirë se, kështu mashtron veten
Mbi liqenin e gjetheve mesnatës tek lundron
Prek flladin e pafrymë që pranë gjetheve prehet
Dhe vetja i duket një i vdekur që frymon

Sytë i mbyll për një cast, sjell ndër mënd
Tek hapat zvarrit plot mundim nëpër natë
Koka mbi supe i rri varur e rëndë
Por rruga e mbetur s’mund të jetë e gjatë

Në dritaren e horizontit vështron diku tej
Dhe gjen dy sy që e vështrojnë plot mall
Dy sy të njohur që kish mësuar ti gjej
Prej fëmijrisë kur shpirtzbathur shkeli në përrallë

Çaste nga vegjëlia para syve i fluturojnë
Një ëngjëll flatrashkruar në krah vjen e merrë
Mban sërish ata sy që sonte e vështrojnë
Dhe flok’t e mëndafshtë që i kreh nëpër erë

Dëgjon të thërrasin një emër që se njeh
Sapo ka ardh në jetë dhe s’di emrin e tij
Lëshon një klithmë – Mirmëngjes botë e re
Mirmëngjes ti ëngjëll që tek koka më rri

U rrit me kohën dhe filloj të belbëzoj
Fjalën e nënës, atij ëngjëlli flatrashkruar.
E kish humbur parakohe, por sonte ridëgjoj
Ninullat e dikurshme kur e mbante në duar

Fjalën babë se mësoj thuajse kurrë
Se zërin e tij e kish tretur tashmë nata
Por fotot e tij që stolisnin ç’do murë
I vështronte në heshtje me orë të gjata

Nëpër rrugët e Kosovës ish rritur jetim
Babai dhe nëna prej kohësh kishin shkuar
Si yjet e natës që shkojnë në agim
Dora e kohës me dhe i kish mbuluar

Ish rritur me dëshirat nga pak ç’do ditë
Me ëndrrat ç’do natë kish fjetur nën yje
Kish bredhur mendimeve kalorsiak, si fëmijtë
Me kalin e erës që bredh tej në pyje.

U rrit kështu, me shpirt të grisur
Një dorë e rëndë gjithshka i kish vjedhur
Robëri prej shekujve të më hershëm nisur
Si shkëmb i rëndë përmbi shpinë i hedhur

Por erdh një ditë që kaq koh e kish pritur
Si një vajzë e puthi pushkën e ftohtë
E ndjehu se tashmë ai ishte rritur
Dhe koha kish ardh për ndryshime në botë

Zemrën e shtrydhi për të fundit herë
Ato rrënjë të thata u zgjuan një mëngjes
Si trëndelinë u çel ajo lule shpirtit mbjellë
Dhe gjaku i qëndronte petaleve si vesë

Kjo ishte historia që lexova në spital
Në mure koridoresh ku vraponte një barrelë
Mbi të si ushtar në betejë ish një djal
Në poligonin e fundit ku mundi të shkel.

Kur erdhi në jetë, një ëngjëll flatrashkruar
Tek koka i rrinte, puthte duart e tija
Tani që tik-taku i zemrës ka pushuar
Tek koka i rri si një ëngjëll Liria.


© Leonard Seiti 

13 comments:

xhenius said...

Leo,te lutem ruaje gjakun,ate cingarin shoqeroje me nje cope kek,dhe do shoç qe s'do frymoç,por,do thithesh oksigjen :)

ti saluto calorosamente!

Leonard Seiti said...

Grazie Dolcezza !

Non è la mia storia, non ti preoccupare! Comunque grazie dal cuore.
E dogja pak kekun, gjithsesi ishte i mirë, faleminderit. P.s Të kam ruajtur një pjesë dhe ty, kështu bën velerësimin.:)

Con affetto
Leo

Leonard Seiti said...

Ho dimenticato dirti che ti saluto con la canzone del Lucio Dalla - Henna - dal album Henna o pure dal album =>La neve con la luna

Ciao-Ciao Dolcezza.

Anonymous said...

UAA PLASEN COKOLLATAT DHE KETEJA!!PO KAQ B,,,,, JAN KTA DJEMT E FSHATIT TON??
AM

xhenius said...

Non è la mia storia, non ti preoccupare!
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

kete s'duhet t'ma thoje sepse forcon me shume bindjen qe kam se ju poetet jeni pak "genjeshtare" hahaha
me fal,qe jam kaq "cruda",por,s'kam çbej,keshtu jam.
e shef qe une vetem di te bej embelsira,por,s'jam fare dolcezza :))

Dalla me pelqen teper,ate kenge s'e kam degjuar akoma besoj,do ta kerkoj.

flm.qe pergjigjesh,ciao!

xhenius said...

sapo e degjova kengen,e mrekullueshme,te flm sinqerisht shume dhe,mqs tek Dalla nuk di ç'te zgjedh,veçova "il cielo", "la casa in riva al mare" besoj te t'pelqejne

ciao-ciao!

Leonard Seiti said...

Ore Jovan Bregu ik ore ti se po të kërkonte Vali andej nga qëndra ty. :)


Xheni, mi sembra che tu non sei cruda affato, mi sembra che sei di Parma :)
Siamo un po tutti bugiardi noi poeti, autori, cantautori, scritori ed edittori, pero' un po piu di noi siete voi,voi lettori, ascoltatori, perche prima di tuto mentitte voi stesi col le stronzate che scriviamo e cantiamo noi :) hahahah. Ti consiglio di ascoltare la canzone di Celentano per questa tema -" I sono un uomo libero"- si titola.
Grazie a te anche, la conosco la canzone di Dalla
E di nuvo grazie che sei "di parma" hahahahah

ciao-ciao dolcezza
,,,,Almeno, il kek erra dolce

Anonymous said...

Teper te bukura poezite tuaja......vetem se kane nje vel trishtimi.

xhenius said...

hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
hajt na rrofshin genjeshtrat pra

sa mir qe ma kujtove se Parmen s'e kam par' :)

tu sei un dolce diavolo

uuuuuuuuu ç'mu kujtu qe ka edhe dolce di Parma haaaaaaaaaaaaa

Leonard Seiti said...

@Anonim
Faleminderit
Për ata që shkruajn, trishtimi, vuajtja,cigarja, vetmia dhe nata, janë të barazvlefshme me gëzimin, harenë,mëngjesin me këngë bilbilash,varën e kuqe etc,,,
Pra me pak fjalë,jeta ashtu si vepra e tyre është një çorbê, por dhe pse e tillë, disa njerëz nuk ngurojnë të përdorin lugën e disa të tjerë garuzhden për të mbushur pjatat e tyre të shpirtit.

@ xheni
Eh moj xheni,moj xheni !Sikur ta dije ti se Parma ka dhe Latte, e ku i dihet sa gjëra të tjera mund të ketë Parma,:) ndaj hidhu deri në Parma njê copë herë, dhe kur të jesh atje, fillo të këndosh këngën e Antonello Venditit => Lontano è Milano :)

Che sono diavolo, lo sapevo gia, ma che sono diventato dolce, sara perche ho mangiatto dello kek :)

Buona note à té
Dolcezza

xhenius said...

altretanto a Te!

xhenius said...

DO isha nena me e lumtur nqs ndonjehere djali im do me kujtonte me kaq nostalgji,binomi nene-djale dikur ka qene i pazberthyshem,koha e nderroi kete aksiom.
sinqerisht me prekin mjaft vargjet delikate qe Asaj i thur.

pergezime!

Leonard Seiti said...

Mos doje t'më thuash që unë jam ende 10 vjeçar, që ende s'jam rritur? Mos doje t'më thuash se koha se gjeti dot rrugën nga kalova unë, apo unë eca në të kundërt të kohës ? :)
Nëse është kështu, po të them se nuk jam vetëm, kam përkrah dhe heroin tim të poemës.
Të thash se nuk jam unê,në pjesën tjetër do kuptosh më mirë.
Prindrit e mi jetojnë të dy, prindrit e heroit tim në poemë si dhe ke kuptuar tashmë, kanë ndërruar jetë .
Ti auguro una bella giornata.
Ciao-Ciao
Dolcezza :)