Monday, July 20, 2009

Bisedë me një fotografi.



Ç’më dhemb kur të shoh në sy
Në heshtjen tënde ç’të kuptoj
Një fllad që sonte lot e qesh
Një gjethe malli në shpirt rrëzoi

Dhe kjo natë që fund nuk ka
Porsi lavire më varet supeve
Një ndjenjë dënese që gjum s’më la
Ulërin si erë e vjeshtës lugjeve

Sa kohë, sa fjalë, sa heshtje vallë
Ky fati ynë, ne, përse me thuaj ?
Hëna që varet zi zog mbi pemë
Po më bën shenjë me të të luaj !

Ç’tu them syve të tu sonte
Do më pergjigjen vallë, se di !
K’saj nate që mbylli sytë e një bote
Heshtjen në sy ja ke vjedhur ti

Pra, po hesht dhe unë me ty
Une, ti dhe nata jemi një
Të tre të zgjuar, heshtur rrimë
Kur bota e tëre ka renë të flë.

© Leonard Seiti

6 comments:

xhenius said...

Të tre të zgjuar, heshtur rrimë
Kur bota e tëre ka renë të flë....

por ja qe nata lotin e kthen ne vese dhe ti perseri na dhuron pambarimisht arome lulesh te fresketa

sinqerisht flm!buonanotte!

Leonard Seiti said...

Eh, xheni, po unë si në Prill që jam lindur, ç'mund tjetër të dhuroja aman :)

Një javë të këndshme të uroj !

xhenius said...

..e po athere,mos e lere te t'shkoj dem ajo thenia e popullit"prill-maj,mos ju ndaj"
bùtati,sai nuotare cosi bene! :)

Leonard Seiti said...

ha ha ha ah ah të mori e mira të mori!
So nuotare è vero, ma non ce aqcua !
Penso che la colpa è del riscaldamento del pianeta!

meditime-pershtypje said...

Hyra prapë dhe m'u kënaq shpirti
Rrofsh e qofshë,Leonard Seiti!

Përqafime nga një plak si unë.
Përparim Hysi,22 korrik 2009

Leonard Seiti said...

Të hysh sa herë të kesh qef dhe nëse nuk kënaqesh, lutem të bësh kritika! Unë nuk i them vetes Poet, dhe pse në "Profil" kam vendosur një strofë nga Esenini që thotë : "Të mos isha poet, patjetër, do të isha rrufjan a kusar"
Kam shkruar dhe një poezi për këtë fakt, titullohet " Më lër të lutem" e gjen të postuar në datën 11 Maj 2009.
Ndaj dhe kritikat më pëlqejnë, mbasi i shfrytëzoj ato për të përmirësuar mënyrën e të shkruarit.

-Një plak si ti - më thua !!!
Njeriu mund të plaket në lëkurë, por jo në shpirt. Ndaj nuk mendoj se jeni plak aspak.

Përqafime dhe nga unë Z.Hysi
Veç s'po harroj t'ju them se, unë jam një vogëlush që s'do të rritet ! :)