Saturday, July 18, 2009

***


Mbi jastëk ëndrrash mbështes kokën
Gjersa, sytë-petal ditë e re të hap
Dhe për ç’do natë grindem me kohën
Që vjen për pak, dhe largohet prapë!

Të gjej ç’do mbrëmje, të bukur, të qeshur
Si fllad pranvere mbi petale, si vesë
Të dy në trup, mbajmë gjithmon të veshur
Mantelin e kohës që na ndan ç’do mëngjes!

Më tregon sërish, për të mij’tën herë
Nga të tuat ëndrra, kur luanim me borë
Dhe unë të qëlloja fort, po aq herë
Me një grusht sinqeritet mbledhur në dorë!

Më flasin dëshirat e tua të pafund’ta
Mbaj vesh, si fëmij që fjalë nuk di
Oh, ti më ndje, nëse unë nuk munda
Kohën ta ndal, mbi një notë dashuri!

Ç’mëkat, për këngët që bashkë kënduam
Për tastierat që koha i thyehu pa mëshirë
Një ditë dëshpërimi në vjeshtë u penduam
Por,ish bërë tepër vonë,të dy e dimë mirë!

Trupi i natës është tretur pak nga pak
Mbi gjethe pemësh ka rënë vesë në të gdhirë
Sa inat, të zgjohesh mes dhimbjeve gjak
Nën tingujt e trishtë të fjalës, lamtumirë!

© Leonard Seiti

5 comments:

Anonymous said...

Struggente.......come sapete fare voi !
sirenetta.

xhenius said...

Të dy në trup, mbajmë gjithmon të veshur
Mantelin e kohës që na ndan ç’do mëngjes!......

me pelqyen mjaft keto vargje si e gjithe poezia,natyrisht.ciao!

Leonard Seiti said...

Ciao sirenetta !
Ciao xheni !

Buona note e buona domenica a voi!

meditime-pershtypje said...

Jam kënaqur jo vetëm me lirikat e tua aq të bukura,po dhe me këngët aq të zgjedhura.Të uroj gjithë të mirat dhe me lirika të tjera!

Përparim Hysi,19 korrik 2009

Leonard Seiti said...

Përshëndetje juve z/ Hysi
Është kënaqsi për mua kur lexoj se, krijimet e mia pëlqehen dhe e kënaqin lexuesin!
Ju faleminderit për vizitën dhe urimin!
Gjith të mirat dhe për juve gjithashtu.

Leonard Seiti