Një pyetje më rri varur flokëve
Si gur i rëndë me mall përlyer
Asnjë përgjigje s’më merr përdore
Qoft si fëmij, për t’më gënjyer !
Është veç nata që rrugëve bredh
Fustan qendisur me mijra yje
Dhe fllad i hollë që valle hedh
Me gjethe pemësh tej në pyje
Është dhe pena, tashmë pa jetë
Dhe zemra, pikë bojë më s’ka
Në heshtje presin me mijra fletë
Me mijra zarfe që kërkojnë krah
Je dhe ti, mbi një copë letër
Që më vështron pa thënë një fjalë
Jam dhe unë, tashmë një tjetër
Në heshtje kthyher dalëngadalë
Është dhe koha që ka kaq etje
Më rrëzon thinja si flokë dëbore
Dhe përmbi thinja ka veç një pyetje
Asnjë përgjigje s’më merr përdore !
© Leonard Seiti
1 comment:
magjike!
mjaft i arrire binomi Seiti-Beethoven :)
Post a Comment