Thursday, July 23, 2009

***


O petali blu i mëngjesit të përgjumur
Ku faqet e vashës janë skuqur si mollë
Virgjërinë e trupit kish kohë e kish humbur
Ajo e shpirtit mbi çarçafë i la njollë

Ja pra, më në fund shuaj etjen tënde
Duke lëpirë lëngshëm gjith ç'far pikon
Ndërsa ajo e qetë të vështron me plot ëndje
Dhe penelat e ëndrrave nis e ndërron.

Ardhja e rrezeve të para të dritës
Tashmë përshtypje s'do ti bëjn aspak
Ajo ty të falet, si petal i margaritës
Do t'i falet syrit të diellit mbas pak

Krahët e hijeve që mëngjsi do ngrehi
Mesdita do t'i thyej një e nga një
Ajo në mbrëmje mbi gjoks do të bjeri
Mëngjesin tjetër do mbyll sytë të flë'

© Leonard Seiti

6 comments:

xhenius said...

...dhe pastaj(a) me thua qe s'ka uje
hahaaaaaaaaaaaaaa!

Anonymous said...

Po tani?.....ku ti gjejme serisht yjet per te vleresuar poezine?....Sa galaktika do te duhen akoma?.....
Nje galaktik me yje**********
Universi eshte i pafund! :-)
S*****ta!

Leonard Seiti said...

Pikë s'ka, është tharë krejt :)
Vapë e madhe kur je në mërgim!
S'u qan syri as të mërguarave le më të tjerave .......

Leonard Seiti said...

( buh, se kisha vënë re mesazhin tën Sirenetta, ndaj e publikova vetëm tani. )

Eh, po të kam thënë dhe më herët Sirenetta, se dua xixëllonja jo yje.
Sa për universin, jo që ka fund, por madje është zhveshur në rroba banje, se vapë e madhe k'të verë :)

Grazie a te.
A xheni anche, non me la posso dimentica. :)

meditime-pershtypje said...

Sa herë që më dhëmb shpirti
Dal nga Leonard Seiti.
Shkoj e pi një grusht lirika
Tak-fak...dhe dhëmbja ikka.
Përparim Hysi,23 korrik 2009

Leonard Seiti said...

Në qofshin ilaç për ty
Këto pika vesë lëndinës
Shpirtin do ta shtrydh, si sy
T'i lotoj unë trëndelinës

Gjersa dhimbjen të ta shuaj
Qetësi t'më kesh për-herë
Qofsha unë dhimbja, të vuaj
Veç ju mos t'ju shoh në vrerë!

Leonard Seiti
24 Korrik 2009