Friday, July 24, 2009

Deliver me !



Është bër kohë tashmë,që njihemi
Puthemi ëmbël për ç’do mëngjes
Të dy, mbi fletë të virgjra shkrihemi
Si mbi petale, polenë dhe vesë

Ti, më rrjedh si lot, prej Hëne
Si kokërr molle, të pres në duar
Më vjen e ngrohtë, si puthje nëne
E rëndë, me vite mall ngarkuar

Unë, mbi një ëndërr flë e zgjohem
Një gjethe blu kam për mbulesë
Nga degë malli ç’do ditë rrëzohem
Më thyhet shpirti në mijra pjesë !

Dhe ti më thua se, po vjen vjeshta!
Por, buz’t e mia janë tharë tashmë,
Ndaj, kur të vij i thuaj; -ndër vreshta
Mbi dyshek plisash kam rënë të flë !

I thuaj,mbi trup t’më hedhi gjethe
Fletë të virgjra, që ti prek s’munda
Dhe pse shpesh jam ndjerë në ethe
Fletë, nga pemë e shpirtit shkundja

Dhe ti, oh, e ëmbla ime polenë
E vetmja vajzë që n’shpirt më puthte
Kur gjethe vjeshte të nis të bjenë
Flututro me krahë të erës tutje!

E shko t’më gjesh shpirtin binjak
Çamarrokun që do t'risjellin vitet
Krejt sharlatan ai do të jet’ prapë
Se, ç’do gjë në botë ripërsëritet.

I thuaj se, zemrën kurrë s’e kurseva
Dhe për ç’do ditë e shtrydhja gjak
Në parmëndë shpirtin-thyer e ktheva
Dhe hapa brazda ç’do ditë nga pak

Të m’i thuash se, mbas tij dhe unë
Dergjesha bareve të natës, si ai
Më puthinin kurva mes pijesh lumë
E zgjohesha me ty duke bërë dashuri.

M’i thuaj gjithashtu se, isha zeshkan
Jo baluke-verdhë, sy-shkruar, si ulli
Por-se,ruaja të njëjtin shpirt-sharlatan
Hero-kalorsiak gjithmon ndër fëmij!

Nga një botë më larg me respekt dhe mall:
© Leonard Seiti 

7 comments:

meditime-pershtypje said...

Këtu më ngjan me Eseninin
Thuaj liriku i madh u ngjallë?!
Dëgjoje,o mik,pak Përparimin
Unë shprehem hapur dhe ballë për ballë.

Maskat i urrej dhe zë i çjerrë
Vet jam transparent si xham
Lirika jote është aq ndjerë
Sa më bën me flatra,sado plak jam.

Ka musht në vargje që të mbetë në buzë
Në je i etur,mushtin zë lëpin
S'di në ç'burim pi jotja muzë
Lirika jote made in Esenin!

Unë s'jam aq i bredhur,domsodo
Si plak që jam,çapit me ngadalë
Po pa ardhur tek ky blog, tani s'rri më,jo!
Se zë përtërihem,sikur bëhem djalë.

Vargje s'di të thurë( e kam të trashë "limën")
Iku blerimi dhe muza zu shteroi
Por nuhatjen e kam për të shijuar të mirën.
Lirika jote është si mjaltë zgjoi.

Si mjaltë zgjoi nga ai,pa vënë në zjarr
Se poleni është marrë maleve e lëndinave
Lirika jote ilaç për çdo të gjallë
Dhe tek e mbyllë,mbytem prej psherëtimave.
Përparim Hysi,24 korrik 2009

xhenius said...

oh ç'kenaqesi te (miris)aromen e luleve qe shtohen ne dritaren tende Leonard!

Leonard Seiti said...

Z.Hysi
Jeni i mir'seardhur. Unë derën e kam pasur gjithmon hapur për këdo, si për rrugëtarin që e zu nata dhe kërkoi streh, ashtu dhe për atë që e zu vapa dhe këkoj ujë, si për mikun që jetën i besoj, ashtu dhe për armikun që vjen të më luftoj.

Kam ditur t'i pres të gjith, pa dallim, secilin veç e veç me respektin që i takon, dhe pse ka ndodhur t'më ken qëlluar mbas shpin', derën hapur e kam mbajt gjithmonë.

Sa për vargjet që më thua se; limën e ke të trashë, mendoj të kundërtën, madje po më duket goxha e hollë.

Faleminderit për vizitën dhe mesazhin e bukur me vargje.
Leonard Seiti
25/07/09

Xheni , unë dëgjova se ishe me grip kohët e fundit ti, dhe mendova se do ta kishe hundën e zënë :)

xhenius said...

ububuu ç'do t'punoj po m'zuri gripi i derrave:)

Leonard Seiti said...

Hë mo dhe ti si bën :) fundja, veç grip dërri është,i vogël. Thuaj shyqyr që s'është Cinghiale :)se ai do ishte lemeri pastaj.
Guarda qui eper capire meglio :)

Bashkoje vetë liknun se këtu nuk e lejon.

1) http://settegiorni.blogsome.com/

2) images/cinghiale_gigante.jpg

xhenius said...

hahahahaaaaaaaaaa!
atehere jam e sigurt qe s'me ze!
buona settimana a Te!

Leonard Seiti said...

Buona un cavolo
Qui sta piovendo (:
Comunque, grazzie
Buona a Te!