Sygjeroj shikimin e videos.
Ajo, më merr si gjeth në duar,
Si erë e vjeshtës, më tund pa ndal
Më puth, oh, ç’mjalt buzës-kulluar
Më lag në shpirt, me lotë në mall
Ajo, ç’do ditë më hedh në det,
Në një det ëndrrash të pafund
Pastaj, si peshk, më kap në rrjetë
Dhe si trofe në dorë, më tund
E më përzjen përçdo mëngjes
Me mijra pyetje që dita ngreh
Më tret, ngadal, si pikëz vesë
Dhe qiellit më shpërndan si re
Për Poseidonin pastaj më flet
Si ka vallëzuar me të, në Vjenë
Ku derdhen nota pafund mbi fletë
Ku ngrihen dallgë përmbi poemë
Dhe unë, rri e vështroj i heshtur
Si nota zgjon në ç’do hap që hedh
Si dallgët ngreh, me një të qeshur
Që fytyrës së saj, si fllad nis bredh
Si zgjohen valset në ç’do hap
Arenave, ku shkel këmbë e saj
Dhe dallgët, që përdore i kap
Në petale kthehen, si lule Maj’
Dhe i përulem, si skllav i bindur
Oh, ç’bukuri ka sjell natyra !
Pranoj të jem mes vargjesh lidhur
Në sytë e saj, pranverë plot ngjyra.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment