Saturday, August 1, 2009
Tutti All'Inferno
Ç’më duhen varret e ftohtë
Kufomat pa shpirtin në to
Hije që bredhin krejt kotë
E parajsën kërkojnë, domosdo
Pa ejani k’tu posht, në ferr
Të shihni si kënga ritmon
Si shpirti rri ndezur në terr
Si zemra mes zjarrit këndon
Pa ejani,këtu posht në terr
Dhëmbjen ta merrni në duar
Të shihni se ç’ngjyrë ajo merr
Mes lot’ve nga shpirti kulluar
Pa ejani, të lypim trotuaresh
Mes acarit të ftohtë të harresës
Ku bredh një mori gjuhetarësh
Mbas zogut të fundit të shpresës
Të shihni se dhe k’tu ka jetë
Shpirtra që mes natës qeshin
Dhe dhimbjen e kthejnë në fletë
E trupit si blerim ja veshin
© Leonard Seiti
3 comments:
Hiii......e questa...da dov'è uscita ?!!!!!
S*****ta!
che cosa ti ha fatto arrabbiare cosi?!
io lo so ma non te lo dico:))
buone vacanze !
S****ta => Kjo doli nga l'inferno. Io non la volevo far scapare, pero' m'é scapata :)
xheni => Loro che sano "chi ha comesso il crimine" ma non lo dicono, vengono condannati come complici nel crimine. :)
Buone vacanze a te, perche io debbo lavorare ancora, le vacanze per piu tardi.
Post a Comment