Wednesday, August 5, 2009
Njëmijë-e-një heshtje!
E këputa për ty një mendim
Si frut, të pjekur në vjeshtë
Por, koha ma dënoj me burgim
Njëmijë-e-një vjet, të hesht
E mora në dorë një dëshirë
Si foshnje, ende pa rritur
E lava me vesë në të gdhirë
Lëndinës së lotit të kripur
Ëndrrat lakuriqe të mëngjesit
Ç’do mbrëmje shtatzane i gjej
Mesnatës foshnjat m’i shesin
Kontrabandë, të gjitha i blej
Veç këmishë mbajnë të veshur
Qendisur me mallin për ty
Mëngjesi I gjen duke u zhveshur
Lakuriqe më rrinë përmbi sy
Por, zemra më nuk duroj
Dhe luftë kohës I shpalli
Krejt lakuriq, pa mburojë
Si ëndërr me këmishë prej malli
Dhe mendimit i dha lirinë
Dëshira nga gëzimi fluturoj
U mpleksën të dy në lëndinë
Dhe zë nga shpirtiti kumboj
Kështu, sonte I jap denim asaj kohe
Burgim, me njëmij-e-një vite heshtje
Me këput e dashur, si kokërr molle
Tashmë jam pjekur, porsi frut vjeshte
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment