Friday, September 18, 2009

Valë Dashurie

O ndjenjë, o mall, e ëmbla valë
Që vjen më puth ngadal' e shkon
Ah, të isha gurë, t’mos njihja fjalë
Të fliste vetëm një prekja jonë
© Leonard Seiti
Të isha gurë që s’vyen aspak
Që asnjë murë mos t’më pranonte
Të tretesha muzgjeve të tua gjak
Një puthja jote t’më shkatrronte
© Leonard Seiti
Në mijra copa t’më shëndroje
N’korriza rëre q’ndryshojnë vënd
Pastaj mes flok’ve t’më trazoje
Dhe në ç’do qelizë të trupit tënd
© Leonard Seiti
O ndjenjë, o mall, e ëmbla ime
O muzg magjie i mbrëmjes’vonë
Ç’po luajm kështu, lojë dashurie!?
Unë bregu, ti vala që vjenë e shkon!

© Leonard Seiti

1 comment:

xhenius said...

nuk dim' kurre te vleresojme te tashmen,prandaj kthehemi te deshirorja;O Zot,pse e krijove njeriun,valle, per t'i treguar se eshte i afte te gaboj?! ciao!