Thursday, September 17, 2009

***



Ajo rri e heshtur,fjalë s’më thotë aspak
Valët duke qeshur,vijnë dhe ikin larg

Flladi flokëve ndalur,shpirtin krejt të zhveshur
Yjet i rrinë varur,përmbi sytë e heshtur

Zhytur në mendime,si sirenë në det
Përmbi shpatullën time,kokën mbështet qetë

I flas qetë, pa ndrojtur:-Mike ç’vallë ka ngjarë?
Ma k’then e përlotur, -Ku ishim vallë më parë?!

E vështroj çuditur, pyetjen s’ja kuptoj!
Më thotë:-Të kam pritur,ç’do sekondë që shkoi

Ja puth sytë e lotur, që djegin porsi prush
Varur i rri dielli, si medallion në gushë.

© Leonard Seiti

No comments: