Saturday, September 5, 2009
Valë Kujtimesh
Fluturoi dhe i fundit zog në perëndim
Ndërsa unë mbeta k’tu, me valët në breg
Me gurët e heshtur që fjalë nuk dinë
Dhe diellin,si gjeth të zverdhur në degë
Tashmë i venitur nga koha, në heshtje
Tek rend k’tij bregu,gjej gurmët tona
Biseda zemrash dhe tënden buzëqeshje
Që k’to valë përherë do t’i ruajn të njoma
Shkoi dhe kjo ditë, u tret dalëngadalë
Mes një mori pyetjesh që koha i ngriti
Por e vetmja përgjigje ishte një valë
Dhe flladi që m’kacavirrej mbi degë shpirti
Ku vallë je ti, o pshehrëtimë dashurie
Që krejt të zhveshur e le shpirtin tim!?
U tret dhe kjo ditë, si një ëndërr fëmije
Më mbeti veç malli, hajmali për kujtim!
Mbeti ky muzg që mbi kokë më rëndon
K’to valë kujtimesh që përplasen në breg
Dhe unë,si një guaskë mbi rërën e njomë
Si një pemë në vjeshtë, pa gjethe në degë!
© Leonard Seiti
2 comments:
vertet,ato lloj gjethesh nuk çelin ne pranveren qe vjen:(
thjeshte,rrjedhshem,Shqip!
Xheni
Shqip më thua ?
E ç'shqip se, vënçe fare :)
Lori
Salutations
Post a Comment