Thursday, November 12, 2009

Imazh


U bë kaq kohë që m’ndjek gjithkund
Imazhi yt, më vështron dhe hesht
Dhe koha që vrapon, nuk mund
Ta zverdh,si gjethe t’pemës n’vjeshtë!

Janë bërë kaq vite që m’rri e heshtur
Si një pemë në kopësht,larë në vesë
Dhe unë buzëputhem në shpirt i etur
Me t’njëjtën ëndërr për ç’do mëngjes!

Ç’të bëj me ëndrrën, që m’jep mall!?
Me imazhin tënd, që ta prek s’mund !
Ç’të bëj me shpirtin, ç’të bëj vallë !?
Ç’do fllad mëngjesi,si gjeth ma tund !

© Leonard Seiti

4 comments:

xhenius said...

ciao o poet i embel!
plasa dhe une duke pare endrra,por çe do qe s'lidh dot dy vargje :)
ja qe ka ca si Ty me nje marsh me shume,dhe keshtu dita behet me e bukur,Zoti te shtofte frymezimin!
dite te mira te uroj!

Leonard Seiti said...

Të mira qofshin ditët dhe për ty e dashur xheni.
Faleminderit për fjalët e mira që shpreh gjithmon k'tu tek blogu im.
Jo të gjith do thurim vargje se s'mbetet askush të gatuaj ëmbëlsira pastaj :)
Po mirë mo, mbi ëndrra do vdesim unë dhe ti? Unë sinqerisht jam lodhur, nuk di se sa ti do durosh ende !
Të përshëndes.

xhenius said...

une ja kam marre aq shume doren,sa hidherimin e kthej ne embelsira,prandaj me dalin aq te mira :) ciaooooooooooooo!

Leonard Seiti said...

Lum si ti ! E kundërta me mua,më dalin fjalë, dhe jo të ëmbla, po dhe pa kripë madje.
Ciaoooooooooo!