Thursday, December 10, 2009

Më prit !



Më prit,sa të zgjohet pylli plak
Dhe kafen-mjegull ta pij i qetë
Sa pikë e vesës pakë nga pakë
Të avulloj,mbi lëkur’n e blertë

Më prit, sa nata ende nuk ka rënë
Sa ende s’ka lindur botë e yjtë
Më prit, tek ty zemrën e kam lënë
Tek ty kam shpirtin,ëndrrat, sytë

Më prit,se unë do të vij patjetër
Hapat e mij një çast do t’ndjesh
Nëse nuk më gjen përmbi k’të letër
Kërkomë në zemër dhe do t'më gjesh


© Leonad Seiti

2 comments:

xhenius said...

sa te bukura ishin femrat dikur....
e ruanin ate leter per jete....sot?
çar debili,,rradha...tjetri:(
e zgjedhur fotoja Leo sheqeri!
P:S mos e ngatrro me sheqer-sheqer:)
a good week -end

Leonard Seiti said...

Eh Xheni
Ndryshojnë kohrat s'ke çi bën, shthuren dhe njerëzit 'do ditë e më shumë.

Faleminderit Xheni mjalti, jo mjalti-mjalti hé :)
A good weekend to you too.