Sunday, December 6, 2009

Natë Dhjetori !


E qetë kjo natë si kufome e pa jetë
Mes reve, hëna rri fshehur si në faj
K’to pika shiu që ranë përmbi fletë
Janë lotë të trishtë prej syve të sajë

I qetë dhe unë, si kjo natë e heshtur
Tek ndez një cigare dhe k’thej një gotë
Një kujtim i largët me mall i veshur
Më ulet pranë, e ca fjalë më thotë !

E marrë në duar si një libër historie
Që koha e shkroi disa vite më parë
Diku mes fletëve një histori dashurie
Dy vetë të grindur, një dashuri e vrarë

Ishte Dhjetor,më kujtohet, dhe at’her
Pemët kishin humbur dhe të fundit gjeth
Djeg gjumin me cigare, e shuaj me verë
Në k’të natë të qetë që më sillet përreth.

© Leonard Seiti

2 comments:

xhenius said...

durim o Leo,s'ke ç'bo ja dhe pak dite,dhe vjeshta mbaron hahaaaaaaaaa

Leonard Seiti said...

Vjeshta e ka thy qafën xheni, ka hy dimri ç'tash :)