Wednesday, January 27, 2010

***



Kështu,kaloi edhe kjo natë
Me ëndrrat varur përmbi sy
Me ca mendime që posht e lart
Rendin heshtur, të gjejnë ty

Ca kujtime me vesë trazuar
Koh’e largët, tashmë një jetë
Një buzëqeshje e përmalluar
Dhe ky mëngjes, si det i qet’

Të sjell ndër mënd si fllad i lehtë
Që vjen e shkon përmbi lëndinë
Dhe pena ime rend mbi fletë
E nisin gjethet të fëshfërijnë

Ja ku ndalem përmbi një notë
Përmbi një varg t’shplodhem pak
Pastaj,me flladin t’rend mbi botë
Të vij mbi buzët e tua gjak

Butëshisht, t'i prek ngadal
Qetësisht, si ky mëngjes
Të tretem përmbi buzë pa fjalë
Si mbi petal, një pikë vesë !


© Leonard Seiti

7 comments:

xhenius said...

kush eshte ajo e poshtra qe te le pa gjum?! :)

Leonard Seiti said...

Eh mo Xheni mo Xheni, sikur ta dija dhe vetë mirë do ishte, por nuk e di!

Sesi më bëhet nganjë herë,
herë si lule e herë zi zanë,
herë si hënë me flok't mënjanë, veç më rri larg sikur kam bër hatanë,
thua t'i kem sharë babanë! :)

Herë-herë më bënet hije,
e ndjek mbas gjer në korije, pastaj ikën porsi era,
më mbeten veç ëndra të tjera.......

Kështu i lodhur i pa gjumë, zbres të laj sytë posht nê lumë, marr një shkop e e bëj penë, pres që gjethet në vjesht të bjenë.

Zë i këndoj këngë e vargje
Ku do shkon, unë i ngreh çarqe
Por ëndrrën çarku dot se kap
Ndaj këndoj veç për sevap :)

Të më ndjesh e dashur Xheni
Ne beqarët k'shtu e kemi
Flëmë e zgjohemi mbi një ëndërr
Aty e shohim veten dhëndërr :)

xhenius said...

hahahahaaaaaaaaaaaaa
edhe sikur te kishe qen dhenderr 14 vjeç,prap ca pishmane do ti kishe
"l'erba del vicino,è sempre piu verde"
e veshtire jeta Leo:)!

Leonard Seiti said...

APo ta dish sa zili e kam Gjinon, vetëm sikur ta dish....:) lol
Ne andej themi : Pula e tjetrit është më e mirë se e jona lol, por sinqerisht i tillë nuk jam, se s'jam tamaqar, dhe kam tê tjera principe.
Mjerë ata që shikojnë pulën e tjetrit, se njê ditë humbasin dhe tê tyren. Jeta është e vështirë kur fatit s'ke ç'i bën dhe kur atë ( jetën ) ja bên vetes tê vështirë, por kur atë e bën tê thjeshtë, nuk ka se pse të jetê e vêshtirë dhe unê përpiqem ta thjeshtêsoj ç'do ditë e më tepër. Ndaj jeta më pëlqen kështu si ajo është, ashtu si fati ma ka dhuruar..... duke u munduar gjithmon ta pastroj rrugën time nga ç'do plehrë që më del përpara.
Ciao cara.

xhenius said...

sinqerisht kenaqem shume nqs ke arritur me, ose pa dhimbje,te kuptosh dhe te priresh nga kjo urtesi qe dikush para nesh ka thene"lumturi,do te thote te deshirosh ate qe ke"
ciao,tante belle cose!

Leonard Seiti said...

Lumturi, do të thotë tê dëshirosh atë që ke, dhe thuaje fortë e dashur xheni se kështu ështê madje.
Personalisht, në shum aspekte ja kam arritur, me apo pa dhimbje, s'ka shumë rëndësi, e rëndësishme ështê se ja kam arritur, dhe s'kam ndër mënd të ndryshoj mendim.
Bella giornatta a Te.

Marinela said...

Vertet shum e bukur :)