Tuesday, January 19, 2010

Pritje!



Unë të prita, si pres për ç’do natë
T’ngrihet dielli,e t’shndrij mbi gjeth
Si pres që zogjtë t’kthehen prapë,
Mes krahëve, bliri t’gjith t’i mbledh

Unë të prita, si ç’do ditë i pres,
Yjet e mbrëmjes t’çelin në korije
Si pres pranverën t’djersij n’vesë
E t’flakëroj blerimi me ngjyra magjie

Unë të prita, të prita kaq kohë,
Të vije, si vjeshta mbi degët e mia
T’më lagje me lot’, n’shpirt, domosdo
Të piqej tek unë si një frut,dashuria!

© Leonard Seiti

1 comment:

xhenius said...

ciao Leonard!
si gjithmone me varg te embel,te thjeshte,pa komplikime qe te bejn' te hapesh fjalorin,gjenuin si shijet e dikurshme...
P.S. po ta kishe postuar neser,do me kishe bere pa dashje dhurate per ditlindje :)