Tuesday, January 5, 2010

***


Jeta, një gënjeshtër qysh mot
Një përrallë që gjyshja tregon
Të vërtetën ajo kurrë s’ta thotë
Si ëndërr që nga gjumi të zgjon

Më ka lodhur kjo jetë e marrë
Mes ëndrrash ç’do ditë më hedh
Do lë mjekërr, do t’bëhem kusar
Të vërtetën k’saj jete t’ja vjedh

Larg rrugëve plot zhurmë e poterë
Larg skutave me kurva e pijanec
Me gishta do fërshëllej nëpër erë
Ndanë një guri të shurdhët,memec

Do pres lotin e hënës së argjendë
Mëngjeseve t’pikoj përmbi fletë
Dhe kokën s’do e çaj për askënd
Për asgjë s’do pendohem në jetë.

© Leonard Seiti

4 comments:

Anonymous said...

Përshëndetje Nardi!

Diku i kam lexuar këto vargje...
Me kënaqësi i rilexova sot!

Sukses.

xhenius said...

ciao Leonard,Buon-Anno!
shperthimi i dy vargjeve te fundit,me pelqeu,sikur me gjith'mend t'ia dalesh te pergezoj,por,ndjeshmeria jote s'me premton,une he per he,do kenaqem si gjithmone me poezite e tua!

Leonard Seiti said...

Anonimus
Faleminderit
Kënaqësia ështê e imja!

xheni
Ciao Xheni, Buon-Ano anche a te.
Per tuto il resto, lascia che sia il tempo che lo mostra......

Marinela said...

Pershendetje Leonard!

Shum shum bukur shkruan,urime :)