
Më lodhën ecëjaket asfaltit
Pritjet stacioneve më kot
Sikur ta dija rrugën e fatit
Do ikja me kohë nga kjo botë
I rrahur nga tufane kaq vite
Nën strehën e gjetheve tek rri
Më fanitesh ndër sy ti mike
Si hënëza me leshrat flori
Por koha vrapon si e marrë
E imazhi tënd m’u tret
Gjethet e gjelbërta janë tharë
Dhe era nis luan me retë
Ç’të bëj më k’tu ? Të pres !
Po shkoj të pres në stacion
Treni nga zbrita në mëngjes
Uroj, k’të mbrëmje s’vonon !
© Leonard Seiti
4 comments:
copat e ndryshkura te trenit qe edhe une humba dikur....i kam mbledhur....
leri atje tek jane,dhe kurre mos kalo ne ato shina!
strugente,ciao!
Jo që kurrë më s'do kaloj atyre shinave e dashur Xheni, por as që do kujtohem nëse ka egzistuar ndonjë herë.
Ciao cara
eshte shume e diskutueshme ajo e dyta:)mgjt nje vit po kalon,dhe bashke me te edhe dhimbjet e gezimet;le te shpresojme per dite me te mira!
Festa te kendshme te uroj,Gezuar!
Ditë më të mira do t'vijnë pa tjetër, mjafton të besosh. Kush humbet besimin, ka humbur vetveten, kush hmbet vetveten, humbet gjithshka.......
Gëzuar festat dhe ty e dashur Xheni.
Gjith të mirat për ty dhe familjes tënde.
Me respekt
Leonard
Post a Comment