Monday, March 22, 2010

***


Jam buzë liqenit ku ëndrrat shuajn etjen
T’bardhat ëndrra, si mjegulla vjeshte
Mbi stolat e drunjtë kujtimet më prehen
Nën hijen e pemëve që krihen në heshtje

Një mendim i çuditshëm nis të vrapoj
Përgjat bregut ku valët lidhen për dore
Të sjell ndër mënd një çast, dhe shkoj
Me flladin, livadheve të mbledh lulebore

Rikthehem aty, tek stolat e heshtur
Me tufën e luleve q’e mbaj në dorë
Të gjej mes kujtimeve, ty ,buzëqeshur
Dhe lulet mbi kokë t’i vendos si kurorë

Jam buzë liqenit të ëndrrave të mia
Të shuaj etjen dhe unë bashkë me to
Ndoshta, unë s’dita se ç’është dashuria
Por në ëndrra me të jam puthur ngado.

© Leonard Seiti

No comments: