Thursday, March 25, 2010

***


O pena ime,që s’mu lodhe kurrë
Më jep të lutem sot,një shkronjë
Më jep një fjalë, ta bëj Flamur
Të pikturoj mbi të Shqiponjë

Më jep pak fjalë,ti lidh për dore
Në varg fjalë pakë,veç me pesë
Një varg,një trup, si një lule bore
Nën hijë të sajë pastaj të vdesë !


© Leonard Seiti

2 comments:

xhenius said...

Fjalet dhe germat gjeji vet,une javes tjeter nisem te mbush mushkerite me arome memedheu,po deshe po t'sjell nje tufe çaj mali ;))))

Leonard Seiti said...

Fjalët dhe gërmat do t'i gjej vetë, ti më sill një tuf çaj, një tufë rigon dhe një degë trëndelinë !

Të kam zili të kam, që do shkosh në mëmëdhëmbje ... Përshëndete mëmëdhëmbjen nga unë dhe mi thuaj se, do t'i vijë një të gdhirë, kur vesë kristal t'ket rënë mbi fletë .