Saturday, March 27, 2010

Më jep të pi !



Më jep të pi, të shuaj etjen
Nga i kripuri loti-tënd,kristal
Pastaj, si ëndërr le të tretem
Në dritë të syrit tënd plot mall

Më jep të pi,të shuaj shpirtin
Që si vullkan ndezur më rri
Kurrë në jetë s’ngatrrova flirtin
Me t’ëmblën ndjenjë,dashuri

M’i jep t’i pi, e ëmbla ime
Lotët e mbledhur në sy kaq vjet
Unë shkretëtirë plot ëndërrime
Ti malli im, mbledhur tek retë

© Leonard Seiti

No comments: