Rrugë malli
Rikthehem nga rrugët e largëta të mallit
Çantën e ëndrrave e mbaj përmbi shipinë
Më gjarpërojnë rrudhat e kohës mes ballit
Kaçurrelat e dikurshme mbi kokë nuk më rrinë
Askush nuk më njeh tashmë, kam ndryshuar
Saqë, dhe vetja më duket krejt-tjetër njeri
Nëpër rrugët e mallit ngado që kam shkuar
Në ç’do hap e kam lënë nga një copëz rini
S’më njeh më flladi përgjat lumit të Vjosës
As hëna mbi çati nuk mban mënd emrin tim
Ndërsa unë e njoh mirë dhe zënë e bretkosës
Dhe degëve të shelgjeve ja u njoh melodinë
Rikthem ngaku u nisa, por krejt njeri-tjetër
E shtrenjtëza nëna ime krah-hapur më pret
Si gjej më askund pranë oxhakut të vjetër
Gjyshin dhe gjyshen, nuk janë më në jetë
Si mal me dëborë babai m’është zbardhur
Unë lotin ndër sy mundohem që ta fsheh
Shtëpia me gurë e ndjen që kam ardhur
Se hapin foshnjëror ajo ende ma njeh
Rikthehem nga rrugët e mërgimit kaq vite
Me mallin që mbi trup më rëndon pa kufij
Shqipëtar :- i them vetes - që kurrë nuk dite
Ta vlerësoje sa duhej mëmëdheun Shqipëri !
© Leonard Seiti
2 comments:
nga ato rruge qe i njoh me pellembe u ktheva,arome betoni dhe xhinse vajzash te stampuara ndjeva.
çaj mali gjirokastre dhe rigon gjeta ,trendelinen mere vete:))))
hahahaha Të mori e mira të mori hahah
xhinse vajzash të stampuara hahaha
Mirë ja kalove mo ?
Faleminderit për çajën dhe rigonin.. sa për trëndelinën, vetë do ta marrë, mos kij merak hiç, madje-madje, seç ç'më dëgjoj veshi sikur e ka bërë valixhen gati, lol, shpresoj nuk është nga ato me xhinse të stampuara se më mori lumi pastaj.....:)
Post a Comment