Monday, May 10, 2010

Letër Dashurie


Po të shkruaj të radhës letër
Them ta qendis si ma ka ënda
Të hedh mbi të diellin,si pjepër
Me farëza jete mbushur brënda

Pastaj,me penën nëpër duar
Të heq ca vija, të hap ugar
Ku të hedh shpirtin duke uruar
Të mbijnë lëndinës margaritarë

Që ti të vish, e të-i k'putësh
Me një vështrim,si këput diellin
Në shportë të zemrës të-i futësh
Aty ku fshehur më mban qiellin

Që unë të qesh pastaj,si ylli
Të fluturoj me krah magjie
N'shpirtin tënd t’blertë,si pylli
Ku rriten ndjenja dashurie….

© Leonard Seiti

No comments: