Wednesday, June 2, 2010
Waiting For The Miracle
Mos ma prish qetësinë e yjeve
Me zhurmën e takave kaq-herë
Unë e njoh mirë freskinë e syve
Dhe flokët e tu shpërndar në erë
E njoh frymën ndaj, maskën hiqe
Më kot përpiqesh e më provokon
Dhe këmbët e hënës-lakuriqe
Me gjoksin tënd vjen m’i mbulon
Dhe mos më thuaj se, dashuria
K’të orë të vonë ka rënë të flerë
Kurr s’më ka joshur lakuriqësia
Një ëndërr e ëmbël, me mijra herë
Oh, por unë, si Evën dhe ty të dua
E dua dhe kopështin e mëkatit tuaj
Ndaj le të bjerë gjithçka mbi mua
Dhe mallin e yjeve pranoj ta vuaj
Nuk mund të prek, si më prek ti
Tek vjen më zgjon dhe ikën prap
Sikur të mundja, dhe një herë në gji
Do të puthja, pa frikë se bëj mëkat !
Por unë e di se, tashmë s’mundem
Se mëkati kurrë nuk përsëritet
Ndaj në heshtje tek rri, unë lutem
Që dritë e yjeve një ditë t’më fiket
E në të pyetshin një ditë për mua
Ti, u thuaj se, unë s’dija not
Dhe në një prej ëndërrave të tua
U rrëzova, e prej aty nuk dola dot....
© Leonard Seiti
2 comments:
mrekullia,ndodh vetem 1here,atehere kur nuk dim'ta shijojm',atehere kur ne,apo dikush me i fuqishem vendos per ne,hiken dhe e ndjekim pas si hije,por se kapim kurr' me!!!!!
mikut tim te trishtuar ;))ciaooooooo!
Mbrekullia, e dashur Xheni, ështê pikërisht at'here kur kuptojmë se kemi bërë një gabim, se kemi humbur diçka që duhet t'mos e humbnim,kur mësojmë si të veprojmë ndryshe ! Mbrekulli nuk është të kesh, mund të kesh gjithshka, gjithkënd, mjafton të dish si ta afrosh, si ta trajtosh, si ta tërheqësh drejt vetes.
Unë, nuk jam i trishtuar për një - mrekulli- që s'dita ta mbaja kur e kisha, jam i trishtuar për një MREKULLI që s'munda ta mbaja sepse nuk kisha zgjidhje midis të mirës dhe të keqes, por kisha vetëm zgjidhje midis të keqes dhe më pak të keqes.
Ndaj, prita kaq kohë, për një Mrekulli të ndodhte..........
Prita kaq kohë që historia të ripërsëritej, por,
Nothing left to do
when you know
that you've been taken
Nothing left to do
when you're begging for a crumb
Nothing left to do
when you've got to go on waiting
waiting for the miracle to come
Përshëndetje Xheni
Një ditë të bukur të uroj
Miqësisht
Leonard
Post a Comment