
Ç’të bëj vallë i vetëm sonte
Më duket, e humba përgjithmon
Gjumin, nga një buzëqesha jote
Si buzëqeshje hëne, ngjyrë limon
Sa do të doja të binte shi
Përmbi gjethet e shpresës time
E fill mbas shiut të dilje ti
Si ylber puthjesh e përqafime’
Pastaj, të luaja me flok’t e tua
Si luan flladi e tund ç’do gjeth
Të pëshpërisja lehtë – të dua
Ndërkoh që nata rrugëve bredh
© Leonard Seiti
4 comments:
http://www.youtube.com/watch?v=qEaHNMA2EPo&NR=1
keshtu ka qene,dhe do jete gjithmone!
ciao Nard!
Cara Xheni, kështu ka qënë dhe do jetë gjithmon :(
Faleminderit për këngën, ishte e mbrekullueshme.
Ja ku të përshëndes ( e kam kapur me Leonardin k'to kohë se kemi t'njëjtin emër :))
http://www.youtube.com/watch?v=rswKZ0PNY_0
Ciao Xheni!
Poezia e bukur shumë ,
Ç'të bësh? Gatuaj atë bëj :P
hah, ta di për sa së paku, ka ftesa ? Kush i bëri ? Nga janë të ftuarit ? U pëlqejnë ëmbëlsirat ? Nëse po, meqënë se nuk di të gatuaj, po i kërkoj disa k'shilla Xhenit si specialiste që është :)
Post a Comment