Tuesday, June 8, 2010
Eliksir
E kam parë rastësisht dashurinë,një ditë
Si ujin e burimit,t’më rrëshkiste ndër duar
Në livadhe e kam gjetur,mbi petale margarit’
Si një gjeth, mes flokëve të erës ngatërruar
E kam gjetur dashurinë mbi stolat e heshtur
Në parqet e zhveshur prej zogjëve shtegëtar
Në bankat e shkollave,mes librash,buzëqeshur
Në valë mendimesh ku lundronte një marinar
E kam gjetur dashurinë në vjeshtë, ugareve
Me t’vjetrën parmëndë lëkurën kemi ç’jerrë
Ta shihje,si mbushte hambarët e fshatarëve
Me ëndrra dhe shpresa për brezat e tjerë !
E kam takuar dashurinë,rastësisht në Vjenë
Tek vallzonte tangon me zemrën krah për krah
Më tregoi, për udhën që të çon në Eden
Dhe mollën e mëkatit mes duarsh ma la...
U mundova që kohën mbrapsht ta rikthej
Dhe mollën në degën e shpirtit ta ringjis
Por s’munda, atje mes kopështit t’i rigjej
Vitet e pranvertë dhe këngët e rinisë....
Ndaj, mëkatin e vesha në trup, si xhaketë
E u kthva në Vjenë, vallëzova me dashurinë
Mbasi piva një kupë,nga lotët e saj të nxehtë
Kuptova se kisha gjetur, eliksirin për rininë
© Leonard Seiti
4 comments:
aman,mos e pi t'gjith,mendo dhe per ne t'vobektit se ka nis vapa ktej nga ne :)))))
ciao amico!
http://www.youtube.com/watch?v=Q6pKbzTwnyQ
Të përqafoj e dashur Xheni
Faleminderit për videon, sei veramente una vera amica.
Të kam xhan :) ed echo che ti scrivo
cara amica mia
ti scrivo, cosi mi distrago un po
e si come se molto lontana, piu forte ti scrivero
http://www.youtube.com/watch?v=9OEwHN9w2H0
flm Nardi(e kam familjar kete shkurtim),dhe po aq edhe kengen qe me dergove,por kete arranxhim s'e kisha degjuar,me pelqeu mjaft!
PS.besoj se ka "stampa xhinsesh " atje per distrarsi unpò :))
hahahah - stampa xhinsesh - hahahaha ku te vajti mendja të martë e mira të martë hahahahah o sa kam qesh :) ka këtu stampa xhinsesh ka dhe me ndodh ndonje here ta vlerësoj dhe ate opsion hahaha
Të përshëndes dhe të uroj një ditë të bukur.
Nardi :)
Post a Comment