
Në fillim ishin ëndrrat,si duar të zhveshura
Që trupin ma merrnin si gjeth-degë këputur
Pastaj, ishe ti, me syçkat e buzëqeshura
Dhe një lëndinë e blertë,ku ti rendje si flutur
Ishte dhe flladi, mes flokëve të tu ngatërruar
Dhe dielli, që fekste mbi lëkurën tënde
Ishin dhe ndjenjat e mia, me polenë trazuar
Dhe kënga e harabelave q’e dëgjoja plot ëndje
Ishte dhe pika e vesës, petaleve t’margaritës
Si një gurë i kristaltë q’ëndërronte i qetë
Ti erdhe e këpute me duart e tua, të dritës
E zemrën tim’e zhveshe, si një pemë n’vjeshtë
Në fillim, ishin ëndrrat që më ndiqnin, si hije
Më tej, ish një varkë me vela, dhe një det,
Që kish rënë, si vesa mbi një gjeth dashurie
E në zemrën e lëndinës ishte mbytur përjetë...
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment