Saturday, July 3, 2010

Kemi munguar unë dhe ti !



Ç’mu desh mua të dilja bregut,
Të ecja zbathur përmbi rërë,
Të shija diellin n’degë t’shelgut,
Si hurmë e pjekur, mjalt e bërë !?

Vallë ç’mu desh, t’dëgjoja valë
Që mbi kujtime bridhnin lehtë !?
Krah’ pulbardhe m’rrëzoi mall
Q’koha e kish mbledh tek retë.

Kanë mbetur këtu, vala dhe bregu
Në trup mbajnë shenja-dashuri
Janë ende k’tu, dielli dhe shelgu
Kemi munguar veç, unë dhe ti....

© Leonard Seiti

3 comments:

xhenius said...

nga me te bukurat!
complimenti!

Leonard Seiti said...

nga, më t'bukurat, por, jo, m'e bukura. ---
Ajo m'e bukura ende s'ka lindur, si vëndi m'i bukur ku ende s'kam qënë,
Si ëndrra m'e bukur q'ende s'kam lidhur
Si fjala m'e bukur q'ende s'kam thënë ....

grazie cara
abbracio in corespodenza

xhenius said...

...fjala me e bukur qe ke thene
eshte ajo,e madherishmja nene,
vendi me i bukur qe ke shkuar
ku gjirin e ngrohte te nenes ke
ledhatuar.......
sa per endrrat,jane personale :)
grazie Nard!