Sunday, July 4, 2010
Ëndërr e blertë
Kur zog i diellit shkon të fler, tej n‘perëndim
E hijet-krahët i përplasin, ngrihen n’fluturim
M’trazohohen urjat e liqenit t’shpirtit t’qetë
Zgjohet pena-vjeshtë, e nis t’bredh mbi fletë
Ndjej një tingull-notë, q’vjen mëndjen ma prish
Me zë t’hollë më thotë : O mik, duhet t’a dish
Se, për të mbritur k’tu, jam nisur që shumë larg
Ndaj t’lutem, kuturu, mos më vendos në varg
E nis t’ngrehi shpirti, valët dorë-për-dore
Bleron lëndinë e Prillit, nis-çelin lule-bore
Që t’vish e t’i puthësh, petalet, një-nga-një
Pastaj t’i këputësh, më do-s’më do, pa-zë
Por, po të them-ta dish, e ëmbla mikja ime
Jeta, vlerë s’do m’kish, pa t’ëmblat ëndërrime
Ëndërronjës jam, i lindur, kështu lërmë t’vdes
Edhe loti tënd i kripur, më duket një pikë vesë
Le t’pikojë petaleve që shpirti m’ka brënda
Ku ulet lehtë në mbrëmje, si një bletëz hëna
T’shuaj mallin tonë, që mbledhur e ka në gji
T’shndrij përgjithmonë, mbi një lule-dashuri
Se në ç’do zemër-ëndrre q’e mbaj në duar
Gjej brënda zemrën tënde, kristal të kulluar
Që m’shëndrin si ylli, plot me shpres dhe jetë
N’qofsha një dru pylli, ti je ëndrra ime e blertë
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment