Friday, July 16, 2010

Kur një ditë...




Do t’vij një ditë, kur t’jetë shuar zëri im
T’jetë tretur, fikur, si kandil-i pa-vajë
Do t’ket mbetur kjo penë e vjetër kujtim
Dhe ky libër memec, i pa-gojë, i pa-fajë

Do t’gjesh aty erën, që luan me fletë,
Flladin e freskët, t’mbrëmjeve vonë
Do t’jet aty shiu, që xhamave troket
Dhe vesa e kristaltë mbi barin e njomë

Janë aty të mbjella, gjith ëndrrat e mia
Është në ç’do varg, varr’i zemrës time
Porsi një lule, tek koka i rri dashuria
Shpirti, si vesa mbi petale trëndeline

Është aty nëna ime, përkëdhelja e saj
Janë aty, retë e mallit q’ngrehin stuhi
Është aty dhe Vjosa dhe kënga e saj
Është aty, në ç’do fletë një copë Shqipëri

Jam aty dhe unë, si një bujk tej n’arë
E brazdat i hap me penën-parmëndë
Më ndje, por nuk doja t’thosha më parë
Se kam mbjellë trëndelina për shpirtin tënd

© Leonard Seiti

4 comments:

xhenius said...

Nardi,ne mungese te librit,mund te hapet edhe kjo:
http://www.youtube.com/watch?v=bSQepTo6074
te pershendes per lodhjet e bukura te prura ketu,ciao!

Leonard Seiti said...

E dashur Xheni
Mbas kaq kohësh po të them atë që për kaq kohë ta kam mbajtur fshehur...

- Nuk di ç'do t'isha unë pa ty ! -
Ke qënë shpesh -frymëzimi im - dhe, sinqerisht... një nga më t'bukurit.

Me shumë respekt dhe dashuri...

Nardi

të përshëndes Senza parole http://www.youtube.com/watch?v=CctHKU4Lvwo

xhenius said...

dai,jam une pa fjale,s'po e marr per ato çudite qe zgjasin vetem 3dite, por si surprize te kendeshme,apo gezim interneti :)
te flm teper dhe te pershendes me nje tjeter perle
http://www.youtube.com/watch?v=g3e7v67ZT4M

Leonard Seiti said...

Jo, mos e merr si çudi që zgjat 3 ditë ! Fai finta di niente. Dopo ti spiego. E una cosa importante, sono io che te la dono, ma, tu non la fai vedere a qualchuno !

Grazie Anche Te, Carissima, Dolcissima, Meravegliosa Xheni