Wednesday, July 21, 2010
Prej dritës së shpirtit
Nuk kisha ç’të jepja, m‘i morën të gjitha
M‘kish mbetur veç kocka në timen kufomë
Ma mori vetë nata dhe një ëndërr që kisha
Të zgjohesha nën retë, porsi bar’i njomë
Mëlçinë ma zhvatën, si hijenat në savanë
Sytë m’i nxorrën, si zhgabat, me thonjë
Ma shqyen zemrën, kaq shekuj po e hanë
Deshën t’më zhduknin t’gjithën përgjithmonë
Por, shpirtin-jo, nuk mundi kush t’ma prek
Se shpirtin ja kisha hedhur zjarrit q’përvëlon
Prej flakëve të tij imi-bir t’mund të ndjek
Rrugën e diturisë që drejt t'ardhmes e çon
Dhe kështu bëri imi-bir, ai q’ish më bilbili
Udhën e diturisë i pari e hoqi nëpër t’err’
Ndërsa e ushqeja me shpirtin-flakë-kandili
Si asnjë mëmë kështu s’ka mund ndonjëherë
E u ngrit këng’e tij,si vetëtimë që thyen qiell
Aq sa koha vet, rrënqethma n’trup ndjeu
Dhe drita e kandilit tashmë ndrin si diell
E shikon, kohë e ç’mëndur q’mëndja t’gënjeu !?
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment