Wednesday, July 21, 2010

Mendim i blertë


Herë i vogël, herë-herë i madh
Shpesh kokën kryeneç e ngreh
I pëlqen të rendi këmbë-zbath
Ç’do ditë kërkon lëndinë të re

Sikur ta dinit, sa ja ka ënda
T’varet poshtë ndanë burimit
Të hyj në zemër t’ujit, brënda
Kur skuqet qiell’ i perëndimit

Kur nata rrugëve zë të bjerë
Dhe gjith bota shkon të flë
Nën dritë të yjëve, veç at’herë
Fillon këndon, e s’ndalet më

Në t’err të natës vjen të gjen
Të zgjon nga gjumi ëndërronjës
Kur shpirt’i flakëve nis të zjen
Shpërthen vullkani përvëlonjës

Dikush tha se, kishte parë
Një shatërvan që s’isha unë
Diku në një lëndinë mbi barë
Tek pije ujë, ulur në gjunjë !

Mes maleve, u rrit, si lis i lartë
Se harbon rrënja pranë burimit
Dhe bleroj ky mendim‘i artë
Nën dritë të diellit e kaltërimit.

© Leonard Seiti

No comments: