Thursday, July 15, 2010

Tingujt e heshtjes



I dëgjon e dashur, k’to zhurma n’erë !?
Janë troket e kuajve t’dëshirave t’mia
Është stuhi-e shpirtit q'ngrihet sa-herë
Më pushton re-e mallit q’e ngreh largësia

I dëgjon e dashur, trokitjet mbi xham !?
Janë mendimet e mia që vijnë djersitur
Më beso,qiellin në shpirt t’gjithin e kam
Si lëndinë me vogëlushë, ende pa-rritur

E shikon at’gjeth t’verdhë q’u këput e ra !?
Është një ëndrra ime që mbeti pa-emër
Oh, por ti mos u trishto, nuk është hata
Ka ende mijra gjethe kjo pema-ime-zemër

A i dëgjon e dashur tingujt e heshtjes !?
Mendo, sa shumë gjëra ajo di të thotë
Mund t’kem gjithçka sonte pranë vetes
Por, kur ty s’të kam, asgjë s’kam n’botë…

© Leonard Seiti

2 comments:

xhenius said...

nuk e di pse me çuan tek kjo perle e rralle keto vargjet e tua
http://www.youtube.com/watch?v=ORKLDaSX4n4
mos te rritet mendja eeeeeeeee :)
mos ma ver re se e kam nga vapa
ciao Nardi!

Leonard Seiti said...

YYYYYYY sa mu rrit mendjaaaaaaa YYYYY
Më është bërë koka si kungull moçali :)
Po rri ca në hije dhe ti moj çupkë, jo gjithmon në diell :)
Faleminderit për këngën
Ciao Xheni!