Friday, August 27, 2010

E dashura ime Vjeshtë


Ku je ti e dashura ime, ku je
Faqet e lagur në lotë të t’i prek
Mbi shtratin-varg ku vetëm më le
Një ëndërr e blertë si hije më ndjek

Rikthem perëndimet e kuq si shpuzë
Dhe flokët e gjatë që degëve i kreh
Sytë me ngjyrë aurore, plot muzë
Vetullën e hollë të ngjyer me re

Pa ma jep ta puth buzën-zjarr
Trupin tënd t’lakuriqtë, si at’herë
Kur hëna vështrimin e sajë, tinzar
Mbi stolat n’park e hidhte herë-herë

Prej një viti të pres tek stolat në park
Me shpirtin lakuriq e zemër në dorë
Të bëjmë dashuri, k’tu nëpër varg
Prej ngjizjes tonë t’lind, Metaforë

© Leonard Seiti

No comments: