Wednesday, August 25, 2010
E thërrisja - Pranvera
Kjo natë e zezë që m’varet mbi supe
Në cigaren time digjet pak nga pak
Në rrugë, si shenjtor të heshtur në lutje
Neonet e pafajë, rrinë ndezur pa shkak
S‘i vdekur, qyteti në gjumë ka rënë
As fllad nuk ka që nga gjumi ta zgjoj
S’ka as yje në qiell kjo natë, as hënë
As mjegull që trupin e ftoht t’ja mbuloj
S’ka as jetë, jam dhe unë një i vdekur
Mes k’tij qyteti-kufomë ku nata ka rënë
Si një dorashkë, prej dorës tënde hequr
Në sirtarin e ëndrrave padashur e lënë
Ka veç neone, që rrin ndezur krejt kot
Dhe cigare, ku nata digjet pak nga pak
Një shishe vere ngreh dolli me një gotë
Të dehura këndojnë,kërcejnë rreth e qark
S’munden të dehurit ta zgjojnë k’të qytet
Por mua, me hile, më zgjojnë herë-herë
Jashtë derës, më thonë, dikush po të pret
Me blerim e veshur në trup, si Pranverë...
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment