Tuesday, August 17, 2010

***


Kur mëngjesi herët zilkat tund
E hapat e vesës mbi bar i ndjej
Pemën-shpirt, si erë e shkund
Gjethet-ëndrra t'ja rrëmbej....

Udhën e zemrës me to të shtroj
Tapet ngjyrëplot q’e thur vjeshta
Në mesditë ndoshta, do të shkojë
Me shportë n’dorë mikja, në vreshta

Që zemrën të ma këput si mollë
Kur perëndim’i kuq të flakëroj
Dhe dorë e saj me lëkurnë e hollë
Mbi zemrën time të mbretëroj

© Leonard Seiti

No comments: