Friday, September 3, 2010

Bisedë me Hënën !


Ç’ke sonte vallë ti mikja ime !?
Ruaje gëzimin brënda në zemër
Mos lër q’vjeshta plot pikëllime
T’mund ta këputi gjethen-ëndërr

Pa shiko mua, me ç’buzagaz
Një ëndërr hap mbas hapi ndjek
Kudo që shkon, unë i rend mbas
Veç, dor’n e saj kam frik ta prek

Kam frik se, do t‘bija i vdekur
Si një gjeth që vjeshta e rrëzon
Kujt vallë ti dorën ja ke prekur
Që sonte n’trup ke ngjyrë limon ?

© Leonard Seiti

No comments: