
Ç’ëndrra të fshehta ruan vallë,
Brënda heshtjes së syve kallkan!?
Në gjoks mu mbështoll një mall
Për netët me aromë jargavanë!
Ç’plagë zemra kaq thellë të mori,
Që trupin mbas dëshirash e fsheh!?
Je zverdhur si një gjethe Shtatori
Në mes parkut të mbuluar me Re!
N’shpirt, dhimbje ndjeja, sa herë
Shihja blerimin të t’largohej tutje
Tani, vjeshta t’është ulur në derë
Nuk di nëse do ndihmoja me lutje!
“Ç’më dhëmb, kur t’shoh te shtegu”
- Prej Eseninit, ti më diktove dikur
S’di pse sot, ngjyrë t’bakërrt shelgu
Po më duket se, ke rimarë në lëkurë!
Unë ruaj ende atë ngjyrën e vjetër
Se, prej trupit ta hiqja, s’munda dot
Tek buzëputhem tashmë me një tjetër
Përgjat rrugicave, në parkun e ftohtë
Dhe në qoftë ajo një rreze e zbehtë,
Dritëz-Hëne, a flakë eshke që s’ngroh
S’do t’më sjell ndoshta pranverë n’jetë
Por as t’zverdhem s’do më lër domosdo
Ç’më dhëmb, kur të shoh të heshtur
Tek kaloj nga shtegu, ashtu, krejt kot
E shoh si vjeshta krejt të ka zverdhur
Dhe s’mundem, fatin ta ndryshoj dot !
© Leonard Seiti
4 comments:
S'a i kam qef k'ta anonimët mor aman, sa i kam qef ... Jo për gjë por, nuk të lodhin t'ju drejtohesh në emra, apo epitete të gjithëve me radhë, por i mbledh të gjithë në kazanin Anonim :) lol
Me që ra fjala, shok, shoqe me pa pantallona , paskeni varg t'ëmbël ! urime urime !
Foto shumë e bukur komplimente... lepurit ;)
jetë të gjatë lepurit. :D
Nurie
Komplimente dhe aparatit fotografik :) lol
@ Anonimus
Jetë të gjatë dhe ketrit :) lol
Post a Comment