Friday, September 24, 2010
Per te, Meravigliosa Xheni
Nuk jam bilbil, të këndoja këngë
S’jam as poet, që të thur vargje
Ndaj po lë hënën, ngjyrë ergjëndë
Të këndoj për ty, sonte në parqe..
Uroj, k’jo hënë që shndrin nga larg
K’të mbrëmje vjeshte, të pa gjumë
Rreze prej shpirtit t’i derdhi varg
Mbi k’të lëndinë, me ngjyra shumë
Unë shpirtit, brazda po i hapë sot
Si bujku-arën me t’vjetrën parmëndë
T’mbjellë aty vjeshtën e larë n’lotë
Të çelë si pranverë, për shpirtin tënd
Zgjohuni, ëngjëj nga shtrat'i ngrohtë
Shpirtzbathur rendni lëndinës k’të natë
M’e mira mes miqëve që njoha në botë
Ka shpirt Aurore e zemër të Kristaltë
Ngrihuni vargonjë mendimesh në këmbë
Më merrni në duar, si një foshnjë sërish
Dua sonte t’i mbledh gjith lulet në lëmë
Ku kumbon er’e vjeshtës, si këmbanë n’kishë
Se ka njerëz që i njohim, i harrojmë në jetë
Ka dhe njerëz që u ngjajnë stinëve në park
Ndonjëherë, si Pranvera e gjelbërt, plot jetë
Herë të tjera, si muzgjet e Vjeshtës ngjyrë gjak
Me shumë dashuri dhe respekt për ty Eugenia .....
Miku yt
Nard :)
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment