Tuesday, October 19, 2010

I pagjumë......


Nuk di ku t’i hedh kujtimet,
Mallin, në ç’vënd ta lëshoj,
Ëndrrat, që m’sjellin agimet,
Ku t’i braktis, pastaj t’shkoj !?

Të trishtova ndonjëherë n’jetë,
Të trajtova si gjeth n’vjeshtë !?
Ç’forëm më dhe në të vërtetë
Ndoshta t’erës, që s’di t’hesht !?

Më mendove ndonjëherë si lot’
Si shiu që xhamave vjen troket !?
Unë ndryshe s’mund t’mendoja dot
Përveçse, lëndinë me shpirt t’blertë !

U ndjeve ndonjë herë e harruar,
T’lashë mbi degë, si hënë t’zbehtë !?
A ndoshta, si kujtim me mall mbuluar,
N’stolin e ëndrrave, mbuluar me fletë !?

Ku të lëshoj ty, të harroj sonte
Në cilën botë, ti vallë nuk je !?
M’lërë t’largohem nga bota jote
Qoft për një natë, t’mund të fle .

© Leonard Seiti

No comments: