Thursday, October 21, 2010
Dua më shumë Shqipërinë
Ngrihuni ju flakë prej shpirtit të qiririt
Zgjohuni, si rrufeja më qëlloni në zemër
Ngrihuni prej pluhurit të kohës, prej hirit
Më digjni dhe varr, mos më jepni as emër
Veç, rikthemëni netët e vona të Stambollit
Zgjomëni Naimin prej shtratit ku ka rënë
Me vrap-pele të vij prej fushës s’Anadollit
Të shoh batakun e baltës ku Shqipja ka rënë
Shkoni më gjeni Çajupin, të vij nga Zagoria
I thoni Naum Veqilharxhit të bëj gati fletoren
Më gjeni Pandelinë, na duhet dhe shtëpi e tija
Zgjomëni Sevastinë, të drejtoj Mësonjtoren
Oh, rindizuni ju flakë të qiririt, si dikur
M’digjni trup e shpirt, si të ishin parafinë
S’dua emër mbi varr prandaj, përmbi gurë
Shkruani – Ai deshi më shumë Shqipërinë
© Leonard Seiti
1 comment:
Unicooo.... come sempre!
Post a Comment