Thursday, November 4, 2010

***

N’park, stolave është ulur vjeshta
E flokët e verdhë i kreh në erë
Prej dorës time, k’tu nëpër rreshta
Ti zbret me ngjyrë t’blertë, pranverë

Por, papritur gjithshka tjetërsohet
Dritë-buzëqeshje prej hënës rrjedh
Dhe vargu im n'atë çast shëndrohet
Në një rrugë t'parkut, ku vjeshta bredh

© Leonard Seiti

No comments: