
N’Antarktidë, ndoshta kurrë ndonjë-herë
S’do t’çel lulebora dhe bletë s’do t’ketë
Flokët që Niagara i kreh lehtë nëpër erë
S’do t’munden dot, t’fluturojnë tek retë
Në breg të Danubit, si dy mjelma binjake
Dy Hënëza që lundrojnë, kurrë s’do t’ketë
Etna, s’do t’zgjohet me ëndërr foshnjërake
Dhe si qëri mbi tavolinën tonë, s’do t’jetë
Pyjet e Amazonës, n’Sahara s’do t’shkojnë
Ndaj dhe lëkura e tyre do t’mbetet e blertë
Zogjtë, lutjet e Vajzës së Valeve do dëgjojnë
Por, asnjëherë përgjigje për lutjet s’do t’ketë
E megjithatë, në një prej ëndrrave të mia
N’zemër t’Antarktidës kish çel një luleborë
Etna, mbi tavolinë flakëronte nga dashuria
Ndërkohë, unë dhe ti, putheshim si dashnorë
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment